UBT News

Tërmeti goditi shtetin indian të Assamit

Një tërmet ka goditur shtetin indian të Assamit, teksa vendi po përballet me valën shkatërruese të COVID-19.

Tërmeti me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit goditi Assamin këtë mëngjes, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani nuk u raportua për viktima. Objektet shëndetësore duke përfshirë Spitalin Dispur, Klinikën Apollo, Spitalin Down Town dhe Spitalin Excelcare u dëmtuan të gjitha./UBTNews

Exit mobile version