Një tërmet ka goditur Bosnjë dhe Hercegovinën mbrëmë, rreth tre orë pas mesnate.
Sipas EMSC, tërmeti ishte 25 kilometra nga Tuzla dhe 13 kilometra nga Graçanica, dhe ishte 3.6 gradë e fortë në shkallën Rihter.
Në faqen e internetit të EMSC, qytetarët kanë thënë se kishin dëgjuar një jehonë para tërmetit.
“Jehonë e çuditshme para tërmetit”, citohet të ketë shkruar një qytetar.
Një tjetër shkroi: “Zhurmë dhe një dridhje shumë e shkurtër. Një ndjenjë e pakëndshme”.