Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, goditi pak më parë Turqinë.
Instituti i Sizmiologjisë në Stamboll raporton se tërmeti kishte si epiqendër zonën e Antalisë në jug-perëndim të Turqisë.
Lëkundjet sapo kanë ndodhur dhe autoritetet janë duke bërë vlerësimin e dëmeve. E njëjta zonë u trondit nga një tjetër tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter disa ditë më parë.
Tërmetet janë shtuar shumë vitet e fundit në Turqi, ndërsa sizmiologët flasin për riaktivizim të dy pllakave të rrezikshme.