UBT News

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.0 sipas shkallës Rihter.

Udhëheqësi i sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe profesori i UBT-së, Shemsi Mustafa, njoftoi se epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizrenit.

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhe mbi 8 pasgoditje me një intensitet më të ulët 1.5-3.0 shkallës Richter.Epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në 60 km jug-perëndim të Shkupit, 55 km jug të Prizreni”, shkroi ai në Facebook.

Tërmeti është ndjerë edhe në disa zona të Kosovës./UBTNews

Exit mobile version