UBT News

Tërmet në Greqi, magnituda ishte 4.9 të shkallës Rihter

Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter, është regjistruar në Giannitsochori të Ilisë, në Greqi.

Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ka ndodhur në orën 10:45 të mëngjesit të sotëm, në një distancë prej katër kilometrash në perëndim të bregut të Giannitsochori-Zaharos.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, thellësia fokale ishte pesë kilometra.

Exit mobile version