UBT News

Tërmet me të paktën 22 të vdekur në Afganistan

Të paktën 22 persona humbën jetën për shkak të një tërmeti në Afganistan të hënën, si edhe u shkatërruan qindra shtëpi, njoftuan autoritetet vendase.

Tërmeti me fuqi 5.6 Rihter goditi provincën perëndimore të Badghis, e cila kufizohet me Turkmenistanin.

Ministria e Emergjencave në vend konfirmoi se janë të paktën 22 viktima, disa të plagosur dhe 700 shtëpi të shkatërruara.

Për fat të keq, shifrat e para tregojnë se 22 njerëz u vranë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, dhe katër u plagosën”, tha Baz Mohammad Sarwari, drejtor i Qendrës për Informacion dhe Kulturë në Badghis.

Sarwari shtoi se numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 18.8 kilometrash, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Exit mobile version