UBT News

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë qendrore

Një tërmet me fuqi 5.1 ka goditur provincën turke Konya, transmetojnë mediat turke.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti goditi rrethin Meram të provincës Konya në orën 20:43 sipas kohës lokale.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 6.82 kilometrash nën sipërfaqe.

Detaje të mëtejshme për dëme apo viktima nuk janë dhënë.

Exit mobile version