UBT News

Tërmet 4.2 ballë në Itali, qytetarët dalin nga shtëpitë të alarmuar

Një tërmet me magnitutë 4.3 ballë të shkallës rihter është ndjerë në Palermo.

Mediat italiane shkruajnë, se tërmeti i parë, u pasua dhe me 2 dridhje të tjera më të lehta. Lëkundjet qenë të fuqishme dhe qytetarët janë alarmuar, duke dalë jashtë për t’u mbrojtur.

Epiqendra e tërmetit ishte Lascari, ndërsa thellësia fokale e saj ishte 6 kilometra.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo viktima.

“Dëgjova raftin teksa lëvizte me shpejtësi. Dola me shpejtësi jashtë, u tmerrova”, tha një qytetar.

Kujtojmë që po gjatë ditës së sotme, në Korint të Greqisë u regjistrua një tërmet me të njëjtën magnitutë. Edhe atje nuk kishte raportime për viktima apo dëme materiale.

Exit mobile version