UBT News

Tërmet 3.9 ballë godet Shqipërinë, epiqendra pranë Elbasanit

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Shqipëri.

Sipas Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, lëkundjet u regjistruan në orën 07:52 me kohën lokale. Epiqendra ishte rreth 12 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe 44 kilometra në juglindje të Tiranës, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar. /A.K/

Exit mobile version