UBT News

​Tentoi të kontrabandojë 40 keca, ndalohet nga Policia

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës me kafshë të imëta në rajonin lindor të vendit, konkretisht në fshatin Domorovc, Komuna e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore kufitare nga SPMK – Muqivërc (DRK Lindje), pas pranimit të informatave operative, kanë ndërmarrë veprime të shpejta taktike që kanë rezultuar me ndalimin e një automjeti me targa vendore.

Automjeti po drejtohej nga një person i dyshuar, mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur 40 krerë kafshë të imëta (keca) me një vlerë të përafërt prej 6,000 euro, për të cilat i dyshuari nuk posedonte asnjë dokumentacion të nevojshëm ligjor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e procedurës penale për kontrabandë. Ndërkohë, kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e të gjitha formave të kontrabandës dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe informatat që ndihmojnë në parandalimin e veprimtarive të paligjshme.

Exit mobile version