UBT News

Tenistja kineze thotë se postimi i saj për sulm seksual ngjalli shumë ‘keqkuptime’

Ylli kinez i tenisit, Peng Shuai thotë se u keqkuptua për postimin e saj që një ish-lider i partisë kineze e detyroi atë të kryente marrëdhënie seksuale.

Postimi i saj në rrjete sociale u fshie menjëherë dhe Peng nuk u pa për javë të tëra, duke ngritur alarm për mirëqenien e saj. Asociacioni i Tenisit të Grave organizoi një kampanjë për të dhe pezulloi turnetë në Kinë. Por ajo së fundi në intervistën e parë pas rastit mohoi se është ‘zhdukur’.

“Nuk jam zhdukur kurrë. Vetëm se kisha shumë mesazhe nga njerëzit, miqtë e mi ose bashkëpunëtorët e mi, dhe ishte shumë e vështirë t’u përgjigjem të gjitha mesazheve”, deklaroi tenistja franceze në një intervistë për gazetën franceze të sportit, L’Equipe.

Madje ajo mohoi të ketë ngritur akuza për sulm seksual.

“Sulm seksual? Unë kurrë s’kam thënë se dikush më ka sulmuar seksualisht mua në ndonjë mënyrë”, deklaroi ajo.

Në postimin e saj tashmë të fshirë në rrjetin social Weibo, Peng shkroi “pse më more në shtëpinë tënde dhe më detyrove të kryejë marrëdhënie seksuale me ty?”

Edhe në muajin dhjetor, në një intervistë me Lianhe Zaobao – një gazetë kineze në Singapor, ajo i mohoi pretendimet rreth sulmit seksual.

Ky skandal është censuruar shumë në hapësirën kibernetike të Kinës dhe kërkimet për të në internet nuk sjellin rezultate. As profili i saj në Weibo nuk është përditësuar./UBTNews

Exit mobile version