UBT News

Tenistja kineze tërheq akuzat për ngacmim seksual ndaj liderit të Partisë Komuniste

Tenistja kineze, Peng Shuai mohoi të ketë akuzuar liderin e Partisë Komuniste, i cili është në pension, për sulm seksual.

“Unë asnjëherë s’kam folur apo shkruar rreth kësaj çështje”, i tha Peng gazetës kineze Lianha Zaobao të dielën.

Kur e pyetën se a lëvizte lirshëm ose a ishte e shqetësuar rreth sigurisë së saj, Peng tha se “ishte gjithmonë e lirë” dhe se ajo po qëndronte në shtëpinë e saj në Pekin.

Ajo nuk është parë në publik që kur e akuzoi zyrtarin e lartë kinez, Zhang Gaoli, për sulm seksual ndaj saj.

Tenistja kineze kishte shkruar në mediat sociale më 2 nëntor se Gaoli e kishte detyruar atë të bënte seks me të kur ajo e vizitoi atë dhe gruan e tij në shtëpinë e tyre rreth tre vjet më parë. Më pas ajo shtoi se më vonë ra dakord për një lidhje të fshehtë me Zhang./UBTNews

Exit mobile version