Ylli zviceran i tenisit Roger Federer u kualifikua të hënën në çerekfinale të turneut Wimbledon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Federer mposhti tenistin italian Lorenzo Sonego me rezultatin 7:5, 6:4 dhe 6:2 në Londër.
Ndërkaq, tenisti kanadez Felix Auger-Aliassime rezervoi një vend në çerekfinalen e tij të parë në një turne Grand Slam pas fitores ndaj Alexander Zverev-it me rezultatin 6:4, 7:6, 3:6, 3:6 dhe 6:4 në sete.
Ballafaqimi i radhës në kategorinë për meshkuj midis tenistit rus Daniil Medvedev dhe tenistit polak Hubert Hurkacz u shty për shkak të shiut të madh.
Në kategorinë për femra, Ajla Tomljanoviç ka arritur në çerekfinalen e saj të parë Grand Slam pas triumfit ndaj kundërshtares së saj Emma Raducanu, e cila u detyrua të tërhiqej gjatë setit të dytë për shkak të një dëmtimi.
Kampionja e vitit 2018, Angelique Kerber, si dhe Karolina Muchova dhe Viktorija Golubic gjithashtu u kualifikuan në çerekfinale.