Erik ten Hag thotë se Anthony Martial është pjesë kyçe e shpresave të Manchester United për ta mbyllur sezonin aktual në Top 4, por se francezit i duhet ta gjejë një mënyrë që t’i shmanget lëndimeve për pjesën e mbetur të sezonit.
Edhe pse Martial ka arritur ta rigjejë formën e tij nën urdhrat e Ten Hag, ylli francez ka luajtur vetëm gjashtë herë në këtë sezon si pasojë e lëndimeve të vazhdueshme.
Martial ishte titullarë për herën e dytë këtë sezon në ndeshjen e United në Carabao Cup kundër Aston Villas, dhe ishte golashënues në fitoren 4:2 të skuadrës së tij, por ende nuk ka arritur të kompletojë 90 minuta lojë.
Ten Hag është detyruar që ta nisë ndeshjen me Cristiano Ronaldon në sulm më shumë se që e kishte pritur, ku edhe topgolashënuesi i skuadrës, Marcus Rashford në disa raste po luan në pozitën e qendërsulmuesit.
Ten Hag beson se Martial është zgjidhja e preferuar e tij për ta udhëhequr sulmin e United, por se klubi duhet të punojë me të që ylli francez t’i evitojë lëndimet.
“Është e qartë që me mënyrën se si dëshiroj unë të luaj, më pëlqen tipi i Anthony Martial sepse ai mund ta mbajë topin, është i rrezikshëm, mund të lidhet mirë me të tjerët, mund të kthehet në mbrojtje, ka shpejtësi dhe bënë presion shumë mirë”, tha Ten Hag.
Anthony Martial ka arritur ta bëjë gjashtë paraqitje në të gjitha garat për Manchester United këtë sezon, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime mbi emrin e tij.