UBT News

Ten Hag thotë se do të “merret” me Ronaldon pas veprimit të tij në sfidën me Tottenhamin

Cristiano Ronaldo vendosi që të largohej nga “Old Trafford” para përfundimit ndeshjes ndërmjet Manchester United dhe Tottenhamit të cilën “Djatë e kuq” e fituan me rezultat 2-0 me golat e Fred dhe Bruno Fernandez.

37-vjeçarit nuk iu dha asnjë minutë në dispozicion për lojë dhe kjo e acaroi tej mase portugezin i cili u largua nga stoli.

Trajneri Erik ten Hag tha pas ndeshjes se do të “merret” me Cristiano Ronaldon rreth këtij veprimi.

I pyetur nëse Ronaldo kishte folur me të përpara se të futej në tunel para përfundimit të ndeshjes, trajneri i United, Ten Hag i tha: “Ai ishte aty, e kam parë, por nuk fola me të. Nuk i kushtoj rëndësi kësaj, do të merrem me këtë nesër. Dua të mbaj fokusin te ekipi.”, tha Ten Hag.

Ndryshe, Ronaldo kërkoi që të largohej nga United edhe gjatë afatit kalimtar veror si shenjë pakënaqësie për mënyrën se si po trajtohet, por nuk gjeti një skuadër që kishte interesim konkret për shërbimet e tij.

Exit mobile version