UBT News

Ten Hag premton se United do të luftojë për ta mposhtur Liverpoolin

Trajneri i Mançester United, Erik ten Hag, këmbëngul se “The Reds” duhet të luftojnë për ta rigjetur formën e tyre dhe se për këtë duhet bërë një punë jashtëzakonisht e madhe.

United ka pësuar dy humbje të njëpasnjëshme në fillim të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Erik është i vetëdijshëm për provën kundër Liverpoolit të hënën në mbrëmje.

Por pavarësisht nga kundërshtari dhe ajo që po kalon klubi, trajneri pret të shohë një shpirt luftarak nga skuadra e tij kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

“Ne punojmë nga ndeshja në ndeshje dhe tani është Liverpool. Natyrisht, ne e dimë se çfarë ndodh kur luan kundër Liverpool-it dhe veçanërisht kur je Manchester United. Pra, sigurisht, duhet të jemi gati, por gjithashtu duhet të fitojmë pikë, duhet të luftojmë me veten në këtë sezon”, tha Ten Hag.

“Unë e di, ne jemi rivalë dhe ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, por veçanërisht këtë lojë”, shtoi ai.

Holandezi beson se skuadra e tij ishte pa shpirt në humbjen ndaj Brentfordit fundjavën e kaluar dhe ai siguron që United të luftojë dhëmbë për dhëmbë për fitoren ndaj rivalëve historikë, përcjellë KosovaPress.

“Nuk kam qenë definitivisht i lumtur dhe në futboll mund të flasësh për futbollin, mund të flasësh për planifikimin e filozofisë sonë, por gjërat bazë duhet të jenë të mira, dhe kjo fillon me qëndrimin e duhur. Pra, ju duhet një shpirt luftarak në fushë dhe unë nuk e pashë këtë që në minutën e parë”, tha trajneri holandez.

Exit mobile version