UBT News

Ten Hag pranë shkarkimit, Manchester United shënjestron trajnerin francez

Fundi i sezonit do të sjellë ndryshime në stolin e trajnerit te Manchester United.

“Djajtë e Kuq” kanë investuar shumë gjatë viteve të fundit, por skuadra nuk po arrin të rikthehet në ditët e tyre më të mira.

Trajneri Erik ten Hag po përballet që shumë kohë me kritika të shumta dhe një nga arsyet e shkarkimit të tij mund të jetë mungesa e kualifikimit në Champions League.

Një nga emrat që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Manchester është Zinedine Zidane. Për të cilin ka interesim edhe nga bavarezët e Bayern Munich.

Francezi qëndron në pushim prej tri vitesh pas aventurës me Realin e Madridit, ku edhe fitoi 3 herë Champions League si trajner.

Ndërkohë, Zidane ka lënë të hapur mundësinë e trajnimit në Serie A, kampionat ku kaloi 5 vite fantastike me Juventusin si futbollist./UBTNews/

Exit mobile version