UBT News

Ten Hag kompleton intervistën e tij te Manchester United

Trajneri i Ajaxit, Erik Ten Hag tani është favoriti për të marrë drejtimin e gjigandit anglez Manchester United, pasi që raportohet se ka kompletuar një intervistë me krerët e “Djajve të Kuq”.

Ten Hag ka qenë njëri nga kryesorët për detyrën e trajnerit te United, së bashku me trajnerin e PSG-së Mauricio Pochettino, që prej se Ole Gunnar Solskjaer ishte shkarkuar në nëntor.

Sipas “Daily Mail”, Ten Hag ka biseduar me United këtë të hëne dhe tani është favoriti që të jetë nga sezoni i ardhshëm në “Old Trafford”.

Përgjatë pesë viteve në Amsterdam, trajneri holandez Erik Ten Hag ka arritur të fitojë plot pesë trofe me skuadrën e Ajaxit.

Exit mobile version