UBT News

Ten Hag flet për Maguire pasi ia hoqi shiritin e kapitenit

Erik ten Hag ka thënë se Harry Maguire mbetet pjesë e rëndësishme e Manchester United, pavarësisht se mbrojtësit anglez iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri i “Djajve te Kuq”.

Ten Hag vendosi që ta largojë Maguire nga pozita e kapitenit të klubit dhe në vendin e tij e zgjodhi mesfushorin Bruno Fernandes.

“Ne e respektojmë Harry Maguire – ai është tejet i rëndësishëm për këtë skuadër, për këtë klub. Dhe ju e dini, në pozitën e tij të mbrojtësit, ne kemi katër mbrojtës”, tha Ten Hag.

“Unë kam folur për vazhdimësi, dhe ne e dimë se nuk mund ta bëjmë atë gjë me vetëm 11 lojtarë dhe unë jam shumë i lumtur që ne kemi katër mbrojtës shumë të mirë”, shtoi më tej Ten Hag.

Exit mobile version