UBT News

​Temë për nisjen e edicioni te ri të Superligës në futsall

Superliga e Futsallit në Kosovë ka hyrë në javën e tretë të kampionatit dhe ekipet tashmë po kërkojnë të tregojnë më të mirën e tyre. Prishtina 01, kampione në fuqi, dhe FC Trepça janë dy prej skuadrave që kanë nisur mirë edicionin e ri, duke synuar objektiva të qarta për pjesën tjetër të sezonit.

Trajneri i Prishtina 01, Haki Ahmeti, është shprehur optimist për ecurinë e skuadrës, duke theksuar se atmosfera në ekip është shumë e mirë dhe se synimet janë të njëjta si çdo vit titulli dhe Kupa e Kosovës.

“Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, tani java e tretë e kampionatit veçse ka filluar, harmonianë ekip është e mirë gjë që është më kryesorja, nuk ka lëndime dhe presim tani çdo ndeshje t’i tregojmë cilësitë tona të cilat momentalisht edhe jemi kampion i Kosovës. DY ndeshjet e para janë rezultate pozitive të cilat i kemi akorduar gjashtë pikë por objektivi kryesor diç, sikur çdo vit jemi për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës”, thekson Ahmeti.

Ndërkohë, Artan Xhaka, trajner i FC Trepçës, theksoi se skuadra mitrovicase ka hyrë në Superligë me synime të mëdha dhe me ambicie për të qenë konkurruese ndaj ekipeve më të mira të vendit.

“Mbarë e kemi filluar por rruga është e gjatë dhe po besoj që do t’i arrijmë objektivat. Objektivat i kemi sa më lartë dhe t’i zhvillojmë garat pas atyre të rregullta, do të thotë në play off…Gjithsesi ne nuk kemi hyrë për të bërë numër në Superligën e Kosovës dhe do t’ia lëmë pak kohës, por gjithsesi iu kemi përveshur punës për t’i arritur objektivat deri në finale, pse jo edhe pse ka epike cilësore si Prishtina 01, Drenica ka krijuar një ekip shumë të mirë, Mabeteksi, do të thotë janë disa ekipe që janë konkurrente dhe janë aty – aty”, tha Xhaka.

Një problem që po hasin disa skuadra është mungesa e hapësirave të lira për zhvillimin e stërvitjeve, për shkak të bllokimit të palestrave sportive nëpër qytete nga ana e Komisionir Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ) për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Sa i përket palestrave për këto zgjidhje, po bëjmë zgjidhje alternative duke shkuar në salla tjera për të ushtruar por kjo nuk do të zgjas aq shumë dhe pasi që po bëjmë zgjidhje tjera në të tjera palestra, prapë në rregull është…Palestra po janë të zëna, ka ekipe të hendbollit, basketit që po ushtrojnë dhe duhet të gjejmë një kohë e cila më e lirë për t’i zhvilluar ushtrimet”, deklaroi Ahmeti.

Edhe trajneri i Trepçës, Artan Xhaka, e pranon se problemi i palestrave është bërë një pengesë serioze për zhvillimin normal të kampionatit.

“Neve na ka krijuar mjaftë shumë vështirësi, sidomos duke e ditur që në Mitrovixë e ekmi vetëm një palestër aktive. E kemi edhe një palestër Omni sport mirëpo nuk është funksionale dhe në marrëveshje me zyrtarët e KQZ -s kemi arritur një akordim me ata që të zhvendosejmi në omnisport dhe neve të na e lënë në shfrytëzim palestrën ‘Minatori’ ku e kemi zhvilluar nje ndeshje kampionale, por prapë është një temë diskutabile për t’u rikthyer KQZ prapë në palestër dhe do të na vështirësonte tej mase zhvillimin em mbarshëm të kampionatit”, tha Xhaka.

Në Superligën e Futsallit garojnë nëntë skuadra dhe momentalisht kryesojnë Drenica, Shtimja dhe Prishtina 01 me nga gjashtë pikë./S.K/KP/

Exit mobile version