UBT News

Telashe për Spanjën, Busquets me COVID-19, anulohet miqësorja

Dy ditë para ndeshjes miqësore kundër Lituanisë dhe një javë para sfidës zyrtare ndaj Suedisë, skuadra e Luis Enriques preket nga virusi famëkeq. Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me COVID-19 pas kontrolleve rutinë e për pasojë do të mungojë të paktën në këto dy takime. Mesfushori i Barcelonës do të mund të rikthehet në dispozicion të Enriques vetëm pasi të negativizohet.

Në njoftimin e “La Rojas” shkruhet që lojtari ka lënë grumbullimin e ekipit, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të qëndrojë e izoluar. Si përfundim, testi miqësor ndaj Lituanisë, i programuar më 8 qershor, nuk do të luhet nga ekipi i parë i Spanjës, teksa fushë do të zbresin futbollistët e U-21.

Pa Busquets, Luis Enrique do të duhet të rishikojë formacionin bazë për ndeshjen debutuese në Europian. Në balotazh për vendin e titullarit janë Rodri dhe Koke.

Mbetet të shihet nëse Busquets do të humbë “Euro 2020” plotësisht dhe do të zëvendësohet në orët e ardhshme apo stafi do të presë me shpresën e madhe që ai të negativizohet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë në grup, kundër Sllovakisë, me 23 qershor.

Exit mobile version