Teherani ka ndërmarrë sulme me raketa dhe dronë kundër objektivave të SHBA-së në Jordani, Kuvajt, Irak dhe Bahrein, pasi forcat amerikane rifilluan goditjet ajrore kundër Iranit të martën.
Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane njoftoi se pesë persona, përfshirë një fëmijë, mbetën të vdekur dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën kur fragmentet e një rakete amerikane goditën një shtëpi ku po mbahej një ceremoni dasme në Sirik, në jug të Iranit.
Ushtria e SHBA-së deklaroi se është në dijeni të këtyre raportimeve, por theksoi se kurrë nuk ka pasur në shënjestër civilët.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) sqaroi se goditjet amerikane ndaj Iranit erdhën pas “përpjekjeve të fundit për sulme” nga Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) kundër anijeve tregtare në Strakun e Hormuzit dhe forcave amerikane në rajon.
Garda Revolucionare e Iranit u shpreh se SHBA-ja “do t’i mesoj” këto goditje. Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, deri në orët e para të së mërkurës, IRGC lëshoi një breshëri raketash balistike ndaj një baze të Marinsave amerikanë në Akaba të Jordanisë, si hakmarrje për sulmin në Sirik.
Forcat e Armatosura të Jordanisë njoftuan se kishin kapur 13 raketa balistike, 10 prej të cilave u shkatërruan në ajër, ndërsa tre ranë në zona të thella e të izoluara. Nga ky sulm nuk u raportua për të vdekur apo të plagosur.
Veçmas, ushtria e Kuvajtit deklaroi se mbrojtja e saj ajrore iu përgjigj sulmeve me raketa iraniane në orët e para të së mërkurës. Ndërkohë, sipas medias shtetërore iraniane, disa shpërthime u raportuan edhe në Bahrein.
Agjencia e lajmeve Irna raportoi gjithashtu se IRGC kishte goditur bazat amerikane në rajonin autonom të Kurdistanit në Irak, duke shkatërruar një qendër mirëmbajtjeje, depo dhe pajisje ushtarake.
Pas një pauze pothuajse njëmujore, SHBA-ja rifilloi sulmet ndaj Iranit në fillim të kësaj jave, kur njoftoi se kishte goditur dy lëshues raketash që përdoreshin për vendosjen e minave në Strakun e Hormuzit. Teherani u hakmor duke lëshuar raketa ndaj bazave ajrore në Jordani dhe një dron drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Centcom njoftoi se sulmet e fundit kundër objektivave të IRGC-së kishin nisur në orën 12:00 ET (16:00 GMT) dhe kishin përfunduar deri në orët e para të së mërkurës.
Media shtetërore iraniane raportoi se projektilët kishin goditur zonat e Chabahar dhe Konarak si dhe një aeroport në Jiroft, ndërsa shpërthime u dëgjuan edhe në ishullin Qeshm dhe në Bandar Abbas.
Media shtetërore iraniane dhe Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane raportuan se objektet civile në bregdetin jugor të Iranit u bombarduan, ku mes të vrarëve në ceremoninë e dasmës në rrethin e Sirikut, i cili shtrihet në Strakun e Hormuzit, ishte edhe një fëmijë.
Kapiteni i Flotës Detare të SHBA-së, Tim Hawkins, duke folur në emër të Centcom, tha për BBC-në se ushtria amerikane është në dijeni të raportimeve nga media shtetërore iraniane për sulmin në Sirik.
/BBC/
