Java Kulturore e Francës nga 13 deri më 19 maj, po shënohet me një shumëllojshmëri aktivitetesh. Koncerte, ekspozita, shfaqje, gatimi, lojëra, dhe shfaqje cirku do të jenë pjesë e kësaj feste të artit dhe kulturës, duke pasur mundësinë të zbulojnë thesaret e kulturës franceze në zemër të Tiranës.
Por, shkëlqimi i kësaj jave është në datat 15 dhe 16 maj, kur trupa e njohur franceze, Ilotopie, sjell spektaklin “Fous de Bassin” nga Ilotopie, trupa e njohur e teatrit bashkëkohor në Francë. Kjo shfaqje ujore dhe piroteknike do të sjellë magjinë dhe shkëlqimin e artit në përmasa të pazakonshme. Kjo është një mundësi e rrallë për të përjetuar një përzierje të mahnitshme të muzikës, akrobatikës, dhe magjisë së ujit në një përmasë të pazakontë.
Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët të bashkohen në këtë aventurë artistike. Në këtë shfaqje, 15 artistë francezë do të shkëlqejnë në ujë me performancën e tyre të jashtëzakonshme. Në këtë mjedis të mrekullueshëm, publiku do të mbërrijë të marrë pjesë në një udhëtim emocionues për 50 minuta, duke kuptuar përse “Fous de Bassin” është adhuruar në qytete të ndryshme në të gjithë botën.
Kjo shfaqje nuk është vetëm një përvojë artistike, por një ftesë për të zgjeruar horizontet e imagjinatës. Në të gjithë botën, nga Londra në Buenos Aires, spektakli ka kapur zemrat e të gjithë atyre që e kanë parë. “Fous de Bassin” e cila organizohet nga kompania teatrore Ilotopie, më herët është shfaqur në të gjithë botën, nga Londra, Çikago, Sidnei, Buenos Aires, Singapor, Marseja, Lioni, Portugalia, Kolumbia, Venezuela, Maroku, Belgjika, Venecia apo Roma. Tani, është rradha e Shqipërisë. /UBTNews/