UBT News

Teatri Kombëtar i Kosovës prezanton repertorin për muajin dhjetor

Teatri Kombëtar i Kosovës ka publikuar sot listën e shfaqjeve që do të jenë pjesë e repertorit gjatë muajit dhjetor, duke ofruar një përzgjedhje të pasur me drama, komedi, balet dhe shfaqje për fëmijë.

Për publikun e gjerë, në skenën e Teatrit Kombëtar do të jepen shfaqjet:

Hope – një dramë që fton për reflektim mbi sfidat e shpresës dhe jetës njerëzore.

A Jingle of Memories – një produksion i ngrohtë dhe nostalgjik që sjell kujtime të dashura të fëmijërisë dhe festave.

Fluturim mbi Teatrin e Kosovës – një vepër që eksploron historinë dhe rolin e teatrit në kulturën e vendit tonë.

Një vit i mirë – një shfaqje e dedikuar fëmijëve, e cila përmes tregimeve dhe lojës sjell mësime mbi miqësinë dhe vlerat e jetës.

Bouncers – një dramë energjike dhe dinamike që trajton marrëdhëniet dhe tensionet në shoqëri.

Balet për fëmijë – performancë artistike për më të vegjëlit, e cila kombinon muzikën dhe lëvizjen në një histori tërheqëse.

Litari – një vepër që fton për të reflektuar mbi temat sociale dhe individuale të kohës tonë.

Art – një produksion i njohur ndërkombëtarisht që eksploron raportin midis artit dhe jetës së përditshme.

Repertori i dhjetorit synon të ofrojë përvojë të pasur kulturore për të gjitha moshat, duke kombinuar dramat moderne me vepra klasike dhe programe edukative për fëmijë.

TKK i fton të gjithë vizitorët të shijojnë këto shfaqje e të bëhen pjesë e jetës kulturore aktive të vendit. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version