UBT News

“Të zëntë kanceri”, e dashura e futbollistit anglez tregon mesazhet që merrte gjatë “Euro 2020”

Sasha Attwood, e dashura e futbollistit anglez Jack Grealish, ka treguar se ka marrë rreth 200 mesazhe në ditë ku i urohej vdekja, ndërkohë që partneri i saj luante me Anglinë në “Euro 2020”.

“Mesazhet që më vinin ishin të tipit “Të zëntë kanceri” apo “Vdeksh në aksident”. Shumica ishin vajza adoleshente. Më tregonin se po planifikonin të më vrisnin e gjëra të tilla. Edhe sot më dërgojnë mesazhe”, tregon modelja angleze.

“Situata u rëndua gjatë Evropianit dhe e prisja diçka të tillë, por kurrë nuk ma merrte mendja që njerëzit të ishin në gjendje të shkruanin kështu mesazhesh”, shtoi Attwood.

Exit mobile version