Këshilli Organizues i Maratonës “Prishtina 2022” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me përgatitjet për mbajtjen e maratonës.
Kryetari i Federatës së Atletikës Halil Sylejmani, ka thënë që kjo maratonë është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë.
Sipas tij, maratona do të mbahet me 25 shtator duke filluar nga ora 09:00 e mëngjesit ku do të marrin pjesë mbi 500 garues.
“Ne kemi filluar që nga viti 2021 maratona e parë ndërkombëtare, e cila ka qenë gjysmë maratonë, viti 2020 ka dështuat për shkak të pandemisë. Maratona në Prishtinë organizohet nga Federata Atletikës e Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, përkatësisht Ministria për Kultur Rini dhe Sport. Kjo është ngjarja më e madhe nga sporti në Kosovë. Kjo garë startin e ka te Teatri Kombëtar, ne kemi bërë të pamundurën ta organizojmë këtë garë për të treguar që në Kosovë organizohen edhe ngjarje të mëdha”, tha Sylejmani.