Policia e Kolorados në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është vënë në ndjekje të disa personave të armatosur të cilët dyshohet se plagosën 6 adoleshentë pranë një shkolle në Aurora.
Adoleshentët e plagosur të moshës 14-18 vjeç u qëlluan nga një makinë në lëvizjes ndërsa po qëndronin në parkun pranë shkollës.
Hetuesit kanë mbledhur të paktën 50 gëzhoja në vendngjarje, ndërkohë që objektivi i sulmit është ende i paqartë. Fatmirësisht të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.