UBT News

Të rinjtë në qendër të aktiviteteve për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë në Prishtinë

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Rinisë me aktivitetin “Zëri yt, e ardhmja jonë”, organizuar nga Ministria e Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Kartën Rinore Evropiane në Kosovë.

Në aktivitet morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Sportit dhe Rinisë Blerim Gashani, përfaqësues institucionesh dhe të rinj nga vendi.

Diskutimet u përqendruan te sfidat, mundësitë dhe aspiratat e të rinjve, me theks të veçantë te përfshirja e tyre në vendimmarrje dhe në hartimin e politikave.

Gjatë aktivitetit u prezantuan edhe programe në arsim, punësim, kulturë dhe sport, ndërsa Ministria e Sportit dhe Rinisë tha se synimi është që zëri i të rinjve të jetë pjesë e vazhdueshme e politikëbërjes, e jo vetëm në ditën që u kushtohet atyre./A.K/

Exit mobile version