Sipas raporteve të fundit në Itali, “Investcorp” mund të nënshkruajë kontratat për marrjen e pronësisë së Milanit prej 1.1 miliardë eurosh të premten më 29 prill.
Kompanitë janë tashmë në negociata të avancuara dhe në një periudhë dyjavore me shumë bisedime duket se marrëveshja finale është shumë afër mbylljes.
Tani “Il Sole 24 Ore”, raporton se “Investcorp” është në rrugën e duhur për të nënshkruar kontratat në selinë e Milanos të premten.
“Investcorp” është një fond sovran investimesh me bazë në Bahrein, duke përfshirë figura që janë gjithashtu të përfshirë në pronësinë e Manchester Cityt.
Pronarët aktualë të Milanit janë Elliott Management, një fond investimi në SHBA, të cilët tashmë janë të gatshëm të heqin dorë nga shumica e aksioneve të gjigantit italian dhe kjo pritet të ndodh së shpejti.