Gjithçka është gati për edicionin e tretë të Mitrovica International Jazz Days.
Eventi do të mbahet nga datat 8 deri me 10 gusht në Mitrovicë dhe sipas organizatorëve pritet të jetë një ngjarje kulturore interesante.
Ky edicion festohet me moton #MitroLove dhe audienca mund të ndjek nga afër performanca nga artistë ndërkombëtarë të xhazit.
“Jazz4Kids – Punëtori për të gjithë fëmijët e moshës 5–10 vjeç Zgjidh vetëm një datë: 9 ose 10 Gusht 2025”, ka shkruar Drejtoresha e Mitrovica International Jazz Days, Rona Nishliu e cila është e ngazëllyer duke shpresuar se publiku do ta pranojë të gjithë nismën e ekipës së saj.
Përndryshe, qëllimet e festivalit janë: Promovimi i barazisë gjinore dhe fuqizimit të të rinjve në muzikë, përfshirje të zhanreve të ndryshme muzikore, përtej vetëm xhazit tradicional, fokus në arsim muzikor, me workshop-e, masterclass-e dhe rezidenca muzikore, qëndrueshmëri mjedisore përmes politikave të gjelbra të turneve artistike. /A.Zeneli – UBT News/