Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat ka protestuar nga objektit të qeverisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, siç është trajtimi me proteza në bazë të kërkesave të anëtarëve të kësaj shoqate.
Po ashtu ata kanë kërkuar rritjen e pensioneve, pasi siç thanë ata, jetojnë me pensione të cilat nuk mjaftojnë as për të siguruar ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve. Ata marrin pensione 120 deri 152 euro, që sipas tyre nuk mjaftojnë as për kalimin e muajit, e lëre më trajtimin e plagëve të tyre.
Jeton Kelmendi, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Plagosur Civil, thotë që qeveria dhe Ministria Shëndetësisë ka bërë diskriminim ndaj tyre. Ai thotë që ndihen të anashkaluar si shoqatë sepse një invalid i luftës është i anashkaluar prej të gjitha benefiteve që i takojnë me ligj, ndërsa invalidët e luftës janë te përshfirë në të gjithë kategoritë, ndërsa ata nuk janë.
“Për të treguar pakënaqesitë tona që Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë kundër invalidëve civil të luftës, ku e ka bërë një diskriminim ekstrem të madh ku invalidët e luftës i ka përkrah 100 përqind, ndërsa neve na përkrah me një shumë pothuajse solide, ndërsa dallimi i protezës së invalidit civil të luftës apo si invalid i luftës nevojat janë të njëjta si një invalid i luftës edhe një invalid civil, ai ka nevojë për protezë, ne kemi nevojë për proteza, proteza nën gjunjë pothuajse është e përafert sa kushton një kosto ndërsa protesta mbi gjunjë kushton rreth 40 mijë euro ndërsa për neve janë caktuar rreth 5700 euro, ndërsa shumë tjetër duhet ta mbulojnë vetë anëtaret”, tha ai.
Kelmendi shtoi se ata kërkojnë vetëm të drejtat e tyre.
“Këtu i kemi më se paku 100 anëtarë që kanë protezë mbi gjunjë, nën gjunjë, ku të cilën kanë pasur fatin e Leotrimit, po sot janë gjallë, ndërsa Qeveria të gjitha institucionet të gjitha mediat bëjnë pas një njëri që ka vdekur të cilit i takon e meriton të gjithë respekti, por edhe Leotrimat tjerë janë gjallë sot por institucionet tona nuk i kanë përkrahë kurrë deri me tani. Kanë nevojë për proteza që nuk i kanë ndërruar që 20 vjet”, theksoi ai.
Edhe Avni Lubovci, kryetari i Shoqatës së të Plagosurve Civil tha se kryeministri Kurtia i ka premtuar që do t’ua plotësoj kërkesat e tyre, por nuk i ka realizuar.
“Na i kanë imponuar me premtimin që na ka bërë kryeministrit Kurti dhe ministri Vitia. Kryeministri i tanishëm me 2017 më ka thënë nëse unë kam ymër me ardhë në qeveri kërkesat e tua janë si me pi një espreso, por tani kur kemi nevojë për mbështetjen e kryeministrit, tani jemi kategoria me injoruar, me diskriminuese. Kanë marr dy vendime për trajtimin e protestave ku të dyja janë kontravers nuk e dimë cili u zbatua as cili mos mu zbatuar. Kryeministri thotë që të gjithë qytetarët me statutin e invalid të luftës duhet të sigurohet pagesa për proteza, ndërsa ministri Vitia qohet dy dite pas vendimit të kryeministrit dhe merr vendim dhe specifikon vetëm kategorinë e invalidëve të UÇK-së. Është shumë e padrejtë”, tha Lubovci.
Ai shtoi se sot kanë dalë për diçka që nuk do të duhej të dilnin, por janë të detyruar.