Tre fluturime me të paktën 600 studentë indianë të cilët u evakuuan nga qyteti i Sumy në verilindje të Ukrainës mbërritën në Nju Delhi nga Polonia të premten.
Studentët ishin bllokuar në qytetin verilindor që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe i kishin dërguar disa thirrje për evakuimin e tyre misionit dhe qeverisë indiane.
Të hënën, kryeministri i Indisë, Narendra Modi foli me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës në përpjekje për të përshpejtuar daljen e tyre të sigurt.
Qeveria indiane ka kryer 90 fluturime evakuimi nga Ukraina – si komerciale ashtu edhe ushtarake – që nga fillimi i pushtimit rus dhe mbi 20,000 indianë janë larguar nga vendi.