Të paktën 13 persona humbën jetën kur një furgon pasagjerësh dhe një kamion u përplasën në një autostradë në verilindje të Meksikës të dielën, thanë autoritetet lokale.
“Autoritetet e mbrojtjes civile po reagojnë dhe deri më tani ata raportojnë 13 persona të vdekur”, thanë zyrtarët e sigurisë.
Imazhet e shpërndara nga autoritetet treguan furgonin e pasagjerëve pothuajse tërësisht të shkatërruar nga zjarri, me kamionin gjithashtu të djegur rëndë.
Numri i viktimave mund të rritet, tha një zyrtar i prokurorisë./UBTNews/