UBT News

Të paktën 125 të vrarë nga përplasja në stadiumin e futbollit në Indonezi

Të paktën 125 persona kanë vdekur pas kaosit dhe dhunës që shpërtheu gjatë një ndeshjeje futbolli të ligës indoneziane në orët e para të së dielës, sipas shefit të policisë kombëtare të Indonezisë. Kjo konsiderohet si një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në stadiume në botë.

Mbështetësit e Arema FC dhe rivali Persebaya Surabaya, dy nga skuadrat më të mëdha të futbollit të Indonezisë, u përleshën në tribuna pasi ekipi vendas Arema FC u mund 3-2 në një ndeshje në qytetin Malang në Java Lindore, tha policia.

Mbështetësit e ekipit humbës më pas “pushtuan” fushën dhe policia hodhi gaz lotsjellës, duke shkaktuar përplasje mes tifozëve që përfundoi me raste të vdekjes, tha shefi i policisë së Java-s Lindore Nico Afinta gjatë një konference për shtyp pas ngjarjes./UBTNews/

Exit mobile version