Komisioni mjekësor i FIGC do të ‘vlerësojë’ mundësinë për t’i dhënë çdo futbollisti profesionist në Itali një vaksinim për COVID-19.
Sugjerimi është përmendur disa herë gjatë ditëve të fundit, duke përfshirë edhe Shoqatën e Lojtarëve (AIC).
“Vaksinimi i të gjithë lojtarëve profesionistë të futbollit në Itali është një hipotezë që sigurisht duhet vlerësuar,” tha anëtari i komisionit mjekësor të FIGC Francesco Braconaro në Radio “Kiss Kiss”, përcjell KosovaPress.
“Meqenëse është një çështje e përgjithshme e shëndetit publik, dhe futbolli duke qenë një komunitet i kufizuar, vaksinimi i disave dhe jo i të tjerëve do të bëhej i pakuptimtë.”
“Pajtohem me Presidentin e Lega Pro, Francesco Ghirelli, i cili thotë se të gjithë lojtarët duhet të jenë të detyruar të bëjnë vaksinën. Unë gjithashtu do të thoja të njëjtën gjë për të gjithë mjekët.”
“Duke marrë parasysh atë që kemi përjetuar gjatë 10 muajve të fundit, me të vërtetë nuk ka asnjë alternativë. Ne në fakt nuk e kemi diskutuar çështjen e vaksinës brenda komisionit, por unë besoj se mund të jetë një ide e mirë për të vaksinuar të gjithë lojtarët profesionistë. “, tha në fund Braconaro