UBT News

Të gjithë flasin për këto produkte?

Dua t’ju marr me vete (virtualisht) në vendin tim të preferuar së fundmi. Le të bëjmë diçka ndryshe në këtë artikull. Unë do t’ju përmend disa emra, të cilët me gjasë nuk i lexoni për herë të parë, dhe ju do të bindeni që ashtu si unë, më në fund e gjetët vendin e duhur për kujdesin e lëkurës, flokëve dhe jo vetëm. Por kush jam unë? Ju thashë që ky artikull është pak ndryshe, ajo po? Ndaj më quani “ajo që ka testuar me qindra produkte për kujdesin e lëkurës (më besoni që nuk gënjej aspak), për shkak të profesionit, di gjithçka edhe për flokët dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa hedhur parfum”. Besoj se kaq mjafton. Ah, se mos harroj: Unë rrallë pëlqej diçka 100% ndaj konsiderojeni shumë të rëndësishëm faktin që këtë vend e vlerësoj 100/100.

Pse të gjithë flasin për këto produkte? Më në fund

Nuk e di nëse e keni dëgjuar, por do të jem shumë e lumtur nëse jam unë e para që ju prezantoj me Ivory (kështu do të më kujtoni gjithmonë). Ivory beson se bukuria duhet të jetë argëtuese dhe frymëzuese për të gjithë prandaj jo më kot ka zgjedhur të sjellë në Shqipëri brandet më autentike të gjeneratës së re për mirëqenien e lëkurës, flokëve dhe nuhatjes. Në këtë dyqan, të pozicionuar në zemër të Bllokut pranë Vesa Center, do të gjeni disa nga brandet lider me teknologjinë më inovative për shëndetin e lëkurës dhe flokëve.

Ivory e reflekton brendinë e tij që së jashtmi. Një mjedis i qetë, me xhama dhe detaje minimaliste, gati si i “ndrojtur” mes një morie dyqanesh shumëngjyrëshe përreth, i cili lë produktet të flasin për të. Siç thashë në fillim të artikullit, do t’ju marr me vete virtualisht dhe më besoni që do të kënaqeni.

Sapo të shkel këmba në dyqan, ndjen një aromë të pastër që të bën të marrësh frymë thellë dhe ta shijosh sa më shumë. Janë aromat për shtëpinë të Dr. Vranjes që u krijuan në Firence në vitin 1983 nga pasioni i Dr. Paolo Vranjes për të mbledhur esenca dhe parfume që i haste gjatë udhëtimeve.https://www.instagram.com/p/CPtCyHxhkEj/embed/?cr=1&v=13&wp=540&rd=https%3A%2F%2Fwww.anabelmagazine.com&rp=%2Fnews%2F58329%2Fpse-te-gjithe-flasin-per-keto-produkte-me-ne-fund-i-gjeni-ne-shqiperi#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A617.2000000001863%2C%22ls%22%3A377.79999999981374%2C%22le%22%3A430.40000000037253%7D

Pak më tej, gjenden parfumet Ormaie, aroma poetike të mbushura me emocione dhe kujtime. Nuk janë thjesht parfume, por konsiderohen edhe si objekte artistike. Mjafton t’ju them që gjyshi i themeluesit të Ormaie, Baptiste Bouygues, ishte skulptor, gjyshja adhuruese e luleve ndërsa e ëma një eksperte e parfumeve dhe ju e kuptoni se për çfarë aromash e kam fjalën.

Si thoni, zhvendosemi tani te rafti i produkteve të lëkurës?

Këtu, fjalë për fjalë, unë ndihem më e lumtura në botë! A keni dëgjuar ndonjëherë për Augustinus Bader? Sa për hyrje, është i preferuar nga Victoria Beckham, Kate Bosworth, Alexa Chung, January Jones dhe shumë yje të shoqërisë së lartë në Paris, Londër, New York, Moskë etj. Themeluar pas tri dekadash hulumtimesh nga shkencëtari gjerman Augustinus Bader, kjo linjë është vlerësuar si “Produket e kujdesit të lëkurës më të mira të të gjitha kohërave” nga një panel i pavarur me 300 njerëz të brendshëm të industrisë dhe ekspertë të bukurisë” dhe është përmendur si ndër më të mirët nga revista si Vogue, WWD, Elle, Harper’s Bazaar, Glamour, Marie Claire, Byrdie, Allure, Women’s Health etj.

Shkencëtari Augustinus Bader arriti të krijonte një formulë revolucionare, TFC8®, që bazohet te shërimi i lëkurës dhe riparimi i indeve. Nuk dua t’ju mërzis me statistika për shkencëtarin e mirënjohur që qëndron pas këtij brandi, por po i përmbledh shkurtimisht: 10+ çmime shkencore prestigjioze, 30+ vite punë kërkimore, 190+ punime të vlerësuara nga kolegët, 200+ patenta në fushën e tij dhe mbi 500+ leksione të mbajtura ndërkombëtarisht.

Thënë këto, nuk është aspak rastësi suksesi i jashtëzakonshëm i kësaj marke dhe kushdo që e di rëndësinë e kujdesit të lëkurës, do ta gëzojë pafund lajmi që këto produkte i gjen lehtësisht për herë të parë në Shqipëri.

Një tjetër mjek dhe specialist i kujdesit të lëkurës që i ka kushtuar më shumë se 2 dekada kësaj industrie është Dr. Erich Schulte, themeluesi i QMS Medicosmetics. Pas vitesh hulumtimesh, QSM korri sukses me Collagen 3 Step Routine, një sistem revolucionar i kujdesit të lëkurës që ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe hidraton lëkurën. Kjo linjë e kolagjenit është e preferuara e aktores Renée Zellweger dhe shumë yje të tjerë të Hollywood-it. Sa herë që Renée shkëlqen në tapetet e kuq të eventeve të mëdha, sekreti është QSM.

Seti i kolagjenit, për ditën dhe natën, rigjeneron lëkurën dhe është me të vërtetë një sistem transformues. Nëse keni provuar më parë produkte me kolagjen, do ta dalloni ndryshimin menjëherë pasi të vendosni QMS!

Exit mobile version