Kylian Mbappe është lojtari i Francës më i shënjestruar nga kritikat pas penalltisë së humbur në ndeshjen kundër Zvicrës, që nxori skuadrën e tij jashtë Euro 2020, por edhe për paraqitjen jo në nivelin e duhur.
“Do të jetë e vështirë të fle”, shkroi sulmuesi i Paris SG pas ndeshjes.
“E di që do të jenë të zhgënjyer, por do të doja t’iu falënderoja për mbështetjen”, u tha talenti më i madh i kohëve të fundit tifozëve të tij.
Përtej kritikave, legjenda e futbollit, Pele, dha një mesazh inkurajues për numrin 10. “Mbaje kokën lart Kylian! Nesër është dita e parë e një udhëtimi të ri”, shkroi “O Rey” në një postim në Twitter.