Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola tha se “të gjithë në Angli janë pas Liverpool-it”, pas fitores së skuadrës së tij, Manchester City, që kaloi tri pikë para Liverpool-it.
Fitorja e “Citizens” 5-0 përballë Newcastle United erdhi pasi që “The Reds” lëshuan pikë ndaj Tottenham Hotspur, duke barazuar rezultatin 1-1. Por në kontrast, City u eliminua nga Liga e Kampionëve në mesjavë në fazën e gjysmëfinaleve, ndërkohë që Liverpooli ia doli të kualifikohej në finale e cila do të luhet më 28 maj.
Pas këtij kualifikimi, trajneri Pep Guardiola ishte mjaft direkt lidhur me situatën.
“Të gjithë e mbështesin Liverpoolin në këtë shtet, të gjithë! Media apo çdokush”, u shpreh ai për beIN sports.
“Sigurisht që Liverpooli ka një histori shumë të madhe në garat evropiane, por jo në Premier League. Ata kanë fituar vetëm një titull në 30 vitet e fundit, por nuk paraqet problem”, deklaroi ai tutje.
Skuadra e Guardiolës po e kërkon titullin e 4-të në 5 vite dhe është pranë me vetëm tri ndeshje për t’u luajtur. Ky gjithashtu do të ishtë titulli i 2-të në 2 vite pasi që në sezonin 2019/20 kampionatin e kishte fituar Liverpooli. City fillimisht duhet të përballet me Wolves në transfertë të mërkurën, sërish në transfertë tek West Ham United të shtunën dhe në fund do ta presin në stadiumin e tyre skuadrën e Aston Villas.
Ndërkohë Guardiola nuk hezitoi duke folur edhe për historinë e Liverpoolit si dhe Manchester United (2 rivalëve kryesorë të Manchester City) në Premier League.
“Historikisht Liverpool dhe Manchester United janë 2 skuadrat me më të rëndësishme qoftë për tituj, dramë, nder, dhe shumë gjëra të tjera. Por gjatë 11-12 viteve të fundit ne gjithashtu jemi në këtë nivel, e di se ndonjëherë nuk jemi të qetë, dhe gjithashtu nuk më intereson se njerëzit duan që Liverpooli të fitojë titullin më shumë sesa ne, por nuk është aspak telash i madh”, deklaroi Guardiola
Ai vazhdoi duke thëne se skuadra e tij duhet të jetë pothuajse perfekte në këto takime.
“Duhet të synojmë të marrim 6 apo 9 pikë, nuk ka rëndësi. Varet se cfarë do të ndodhë në këto ndeshje sa i përket diferencës totale së golave. Por tani dita e mërkurë është finalja jonë e vërtetë, e përsëris e vërtetë. Fati jonë është në duart tona dhe kjo ka rëndësi”, deklaroi ai.
Guardiola gjithashtu konfirmoi se tre mbrojtësit kryesorë: John Stones, Kyle Walker dhe Ruben Dias e kanë përfunduar sezonin herët sepse kanë pësuar lëndime.
Dias u detyrua të linte fushën herët në ndeshjen kundër Newcastle fundjavën e kaluar, ndërkohë që Walker dhe Stones munguan edhe në këtë ndeshje, dhe Guardiola e ka bërë të qartë se nuk do të përfshihen më në ndeshjet e mbetura deri në përfundim.
Ai përmbylli duke thënë: “Ruben, Kyle dhe John janë lënduar dhe e kanë përfunduar sezonin. Në këtë situatë nuk ka problem, nëse Rodri duhet të luaj atë pozitë nuk ka problem, edhe nëse është ndonjë lojtar më i ri nga akademia e talentëve nuk ka problem”./UBTNews/