UBT News

Të gjitha të ardhurat nga muaji i modës Gigi Hadid do t’i dhurojë për Ukrainën

Supermodelja Gigi Hadid njoftoi se të gjitha të ardhurat nga muaji i modës do t’i dhurojë për Ukrainën.

Hadid, e cila është një nga modelet më të kërkuara në industri, u tha 72 milionë ndjekësve të saj se megjithëse nuk arriti të kontrollonte orarin e saj të ngjeshur të punës, ajo do të ndihmojë familjet në nevojë. Hadid tha se modelja Mica Argañaraz e frymëzoi për vendimin e saj.

“Nuk mund ta caktojmë orarin e punës, por donim të modelonim për diçka. Duke i ndjekur hapat e mikes sime Mica Argañaraz, do t’i dhurojë të ardhurat nga shfaqjet e Vjeshtë 2022 për ata që po përballen me luftën në Ukrainë”, shkroi mes tjerash modelja në Instagram.

Nga marka Michael Kors në New York te Vivienne Westwood në Paris, Hadid sfiloi në shfaqje të shumta këtë muaj, ndërsa javët e modës u zhvilluan në New Jork, Londër, Milano dhe Paris./UBTNews/

Exit mobile version