Profesori universitar, Prof. Ass. Dr. Naser R. Morina, do të promovojë librin e tij më të ri “Rezistenca e Materialeve – 2”, një botim akademik i dedikuar studentëve, inxhinierëve dhe profesionistëve të fushës së ndërtimtarisë.
Libri paraqet vazhdimësi të angazhimit akademik dhe profesional të autorit, me fokus në pasurimin e literaturës universitare dhe avancimin e dijes në fushën e Rezistencës së Materialeve, duke ofruar përmbajtje të rëndësishme teorike dhe praktike për studentët dhe profesionistët e inxhinierisë.
Në promovim do të marrë pjesë edhe Rektori i UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me akademikë, studentë dhe dashamirë të librit.
Ngjarja do të mbahet të enjten, më 28 maj 2026, duke filluar nga ora 13:00, në Kampusin e UBT-së në Lipjan. Autori ka ftuar të gjithë kolegët, studentët dhe të interesuarit e fushës që të bëhen pjesë e këtij promovimi akademik dhe profesional.
