KOSTT ka njoftuar se të enjten nga ora 8:30 deri në orën 16:00 do të bëhet çkyqja e largpërçuesit 10kV në Shkabaj, që lidh nënstacionin Kosova A me nënstacionin Vushtrria 2.
Sipas KOSTT-it, gjatë kohës së intervenimit të gjithë qytetarët dhe institucionet që furnizohen me energji elektrike nga dalja 10kV Shkabaj, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.
“Intervenimi në fjalë do të ndikojë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës si dhe në sigurinë e shkëmbimit të të dhënave përmes OPGW”, thuhet në njoftimin e KOSTT.