Kuvendi i Kosovës mban debat parlamentar të enjten (më 27 maj), lidhur me gjendjen në arsim. Kështu njoftoi Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës.
“Seanca do të mbahet me 27, një prej pikave është debati parlamentar për arsimin. Ne si PDK kemi deponuar një iniciativë ligjore që ka të bëjë me ligjin për TVSh. E dimë që është një reformë e madhe, por kjo duhet të ndodh”, u shpreh ai./UBTNews