Rrëmuja në mbrojtje te Real Madrid vazhdon. Antonio Rüdiger nuk ka mundur të rikuperohet nga dëmtimi i tij dhe do të jetë përsëri jashtë listës së të ftuarve në ndeshjen që ata të udhëtojnë në Vallecas për t’u përballur me Rayo Vallecano-n të dielën.
Kjo do të jetë ndeshja e katërt që gjermani humbet radhazi qëkur u dëmtua ndaj Getafes dy javë më parë. Mbrojtësi nuk ishte në gjendje të luante kundër Atlético de Madrid, duke e detyruar Ancelottin të provonte Carvajal e Tchouameni në mënyrë që të krijonin një partneritet në qendër të mbrojtjes me Nacho.
Një dëmtim i tillë zakonisht ka një periudhë shërimi prej rreth dy javësh dhe pritej qe gjermani të rikthehej pikërisht në ndeshjen kundër Vallecanos, por nuk ia doli. Kështu pritet të kthehet javën e ardhshme, në duelin që Los Blancos luajnë të dielën kundër Sevillas.
Në këtë mënyrë, Aurélien Tchouameni do të luajë sërish si qendërmbrojtës, në bashkëpunuim me Nachon. Mesfushori francez, ka luajtur katër ndeshje në këtë pozitë dhe madrilenet nuk kanë pësuar asnjë gol me të./UBTNews/