UBT News

Taylor Swift shkruan historinë në American Music Awards me një rekord prej 40 çmimesh

Taylor Swift ka thyer çdo rekord në American Music Awards edhe këtë vit, kështu duke u bërë artistja e parë që ka shënuar 40 çmime në historinë e saj.

Ajo fitoi të gjashtë çmimet për të cilat u nominua këtë vit.

Këngëtarja e famshme theu rekordin e saj që kishte bërë në vitin 2019, kur tejkaloi rekordin historik të Mbretit të Popit, Michael Jackson me 26 fitore në AMAs duke u bërë artistja muzikore më e dekoruar ndonjëherë në shfaqjen e çmimeve.

Ndërsa pranoi çmimin e albumit të preferuar pop, Swift tha se ajo “asnjëherë nuk priste apo supozonte” që albumet e saj të ri-regjistruara do të kishin ndonjë kuptim për fansat. Ajo falënderoi ata që e ndihmuan të kalonte “orë e orë në studio, duke rikrijuar me përpikëri” albumin./UBTNews/

Exit mobile version