Taylor Swift ka thyer çdo rekord në American Music Awards edhe këtë vit, kështu duke u bërë artistja e parë që ka shënuar 40 çmime në historinë e saj.
Ajo fitoi të gjashtë çmimet për të cilat u nominua këtë vit.
Këngëtarja e famshme theu rekordin e saj që kishte bërë në vitin 2019, kur tejkaloi rekordin historik të Mbretit të Popit, Michael Jackson me 26 fitore në AMAs duke u bërë artistja muzikore më e dekoruar ndonjëherë në shfaqjen e çmimeve.
Ndërsa pranoi çmimin e albumit të preferuar pop, Swift tha se ajo “asnjëherë nuk priste apo supozonte” që albumet e saj të ri-regjistruara do të kishin ndonjë kuptim për fansat. Ajo falënderoi ata që e ndihmuan të kalonte “orë e orë në studio, duke rikrijuar me përpikëri” albumin./UBTNews/