UBT News

Taylor Swift për padinë rreth “Shake It Off”: Teksti është shkruar tërësisht nga unë!

Fituesja 11 herë e çmimit Grammy më në fund iu drejtua padisë për të drejtën e autorit, e cila e akuzon atë për vjedhjen e tekstetit të këngës së saj hit, “Shake It Off”, e cila fitoi tre nominime për Grammy.

Padia u ngrit nga kompozitorët Sean Hall dhe Nathan Butler, të cilët pretendojnë se 32-vjeçarja vodhi tekstin e këngës hit të 3LW të vitit 2001 “Playas Gon’ Play” për të shkruar “Shake It Off”.

Në dokumentet e gjykatës, Swift pretendoi se ajo “nuk e kishte dëgjuar” më parë këngën që ajo akuzohet për plagjiaturë dhe tha, “teksti i “Shake It Off” ishte shkruar tërësisht nga unë”./UBTNews/

Exit mobile version