Taylor Swift kryeson me shtatë nominime për MTV Europe Music Awards të këtij viti.
Këngëtarja e Shake It Off është nominuar në kategori të tilla si Artisti më i Mirë, Kënga më e Mirë dhe Videoja më e Mirë.
Kjo vetëm disa javë pasi këngëtarja 33-vjeçare dominoi shfaqjen tjetër shpërblyese të MTV, Video Music Awards (VMAs), në shtator. Ajo fitoi nëntë nga njëmbëdhjetë kategoritë për të cilat ishte nominuar.
Në EMA, Swift ndiqet nga afër nga Olivia Rodrigo dhe SZA me nga gjashtë nominime secila.
MTV EMA 2023 do të zhvillohet më 5 nëntor në Paris Nord Villepinte në Francë./UBTNews/