Të ftuarit e tjerë përfshijnë Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, të cilët drejtuan “Everything Everywhere All at Once”, i cili fitoi shtatë çmime Oscars këtë vit, përfshirë çmimin për filmin më të mirë.
Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit tha se numri i ri i anëtarëve të klubit të Tinseltown numëron 398 persona.
Kjo është rreth gjysma e shifrës së viteve të fundit, pasi akademia punoi për të dyfishuar numrin e grave dhe anëtarëve tjerë, pas thirrjeve për të bojkotuar çmimet Oscars.
Akademia tani ka më shumë se 10,000 anëtarë.
Nga klasa e vitit 2023, akademia tha se 40 përqind identifikohen si gra, 34 përqind i përkasin komuniteteve etnike dhe racore të nënpërfaqësuara dhe 52 përqind janë nga 50 vende dhe territore jashtë Shteteve të Bashkuara.
Vetëm anëtarët e Akademisë mund të votojnë për fituesit e Oskarit. Oscar-et e vitit të ardhshëm do të mbahen më 10 mars./UBTNews/