UBT News

Taylor Swift akuzohet për vjedhje të tekstit të këngës “Shake It Off”

Këngëtarja Taylor Swift do të përballet me një proces gjyqësor pas akuzave se ka vjedhur tekstin e këngës “Shake It Off” nga një këngë tjetër.

Një gjykatë amerikane ka refuzuar kërkesën e Swift-it për ta hedhur poshtë këtë rast, duke thënë se gjykata do ta vërtetojë nëse ajo e ka vjedhur tekstin e këngës nga kënga “Playas Gon’ Play” e grupit 3LW.

Të dy këngët kanë frazat “players gonna play” dhe “haters gonna hate”. Më herët gjykata e kishte refuzuar këtë rast, duke thënë se tekstet ishin shumë “banale” për t’u mbrojtur nga e drejta e autorit./UBTNews

Taylor Swift - Shake It Off (in the Live Lounge)

Exit mobile version