UBT News

Taylor i kushtoi këngë 10-minutëshe, por si ndihet Jake Gyllenhaal për të?

Prej kohësh është përfolur se “All Too Well” e Taylor Swift ka të bëjë me marrëdhënien e saj me Jake Gyllenhaal, kështu që fansat kanë spekuluar në lidhje me atë se si ndihet aktori për këngën!

“Jake nuk ka asnjë interes për asnjë prej tyre”, ndau një burim. “Ai nuk lexon thashetheme dhe nuk i kushton vëmendje atyre”.

“Ai po jeton jetën e tij dhe është i fokusuar te vetja. Ai po e injoron të gjithë zhurmën”.

Jake ishte i lidhur me Taylor për tre muaj në vitin 2010. Kur Red u publikua në vitin 2012, shumë fansa filluan të spekulojnë se disa nga këngët e albumit – duke përfshirë hitin e saj “We Are Never Ever Getting Back Together” – kishte të bënte me pasojat nga kjo marrëdhënie.

Edhe pse vetë Taylor nuk i ka konfirmuar apo mohuar kurrë këto teori, ajo kishte thënë se një nga ish të dashurit e saj kontaktoi pasi dëgjoi këngën.

Nga ana e tij, Jake nuk është shprehur publikisht nëse ai është frymëzuesi pas “All Too Well”./UBTNews/

Exit mobile version